Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Surprizon Presidenti i shtetit të fuqishëm: Nuk do e pranoja çmimin NOBEL nëse do më jepej

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se ai nuk do ta pranonte Çmimin Nobel për Paqe nëse një ditë do t’i ndahej atij, raporton AA.

Komentet e presidentit Erdoğan erdhën pas ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handke, shkrimtar austriak, i cili njihet si mbështetës i ish-udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviç, i gjykuar për krime lufte.

Duke folur në një program të mbajtur me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut në Ankara, Erdoğan tha se Turqia gjithashtu nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit, transmeton IndeksOnline.

“Shpërblimi i një vrasësi do të thotë bashkëveprim me zullumin”, deklaroi Erdoğan.

“Nobeli është konsumuar. Nobeli është në një pozitë që vepron politikisht, në mënyrë ideologjike. Nobeli nuk ka asnjë vlerë për mua”, shtoi ai.

Handke njihet si një admirues i madh i Millosheviçit, i cili vdiq në vitin 2006 në gjykatën ndërkombëtare në Hagë teksa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid.

“Ngrihuni në këmbë nëse i mbështesni serbët”, kishte shkruar Handke gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

Ai po ashtu është mohues e gjenocidit serb gjatë luftës së Bosnjës.

Handke ka pretenduar se boshnjakët muslimanë në Sarajevë kishin vrarë veten e tyre, duke shtuar se ai kurrë nuk beson se serbët kanë kryer genocid në Srebrenicë,

Handke gjithashtu kishte vizituar Millosheviçin në burg dhe ishte përpjekur të dëshmojë në favor të tij.

“Unë jam këtu për Jugosllavinë, për Serbinë, për Sllobodan Millosheviçin”, ishte shprehur Handke në një eulogji të vitit 2006 për Millosheviçin.

Me fitimin e Çmimit Nobel, Handke do të marrë gjithashtu 9 milionë krona suedeze (952.000 dollarë), si dhe një medalje dhe një diplomë.

“Në Evropë ka një krizë serioze të lidershipit”

Gjatë pjesëmarrjes në program, Erdoğan foli edhe për lidershipin dhe liderë të ndryshëm. Ai tha se në Evropë ka krizë lidershipi dhe se aktualisht nuk mund të marrë shembull ndonjë lider në këtë pjesë të botës.

“Kur shohim Evropën, aktualisht aty ka një krizë serioze të lidershipit, një boshllëk lidershipi. Unë nuk gjej guximin të them ‘Ky apo ai lider është shembull’ “, tha presidenti turk.

Ai po ashtu tha se Turqia do të largohet nga Siria kur të largohen edhe shtetet e huaja, por jo pa i eliminuar “të gjithë terroristët në rajon”.

Në lidhje me Libinë, Erdoğan tha Turqia mund të dërgojë “sasi të mjaftueshme” të trupave në Libi nëse Tripoli e kërkon një gjë të tillë

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *