Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Surprizon moti, pas të nxehtit afrikan të këtyre ditëve më në fund shi në horizont, mos planifikoni të shkoni në plazh këtë ditë

Meteorologia Adiola Bani, përmes ekranit të FaxNews ka zbuluar si do të jetë moti në ditët në vazhdim. Temperaturat e larta të ditës së sotme do të zëvendësohen nga një mot me shi pasditen e nesërme dhe përgjatë gjithë ditës së mërkurë.

Meteorologia Bani thekson se dita e mërkurë është një ditë jo shumë e favorshme për plazh pasi do të kemi rebeshe të shpeshta shiut në të gjithë territorin e vendit. Pas të enjtes do të kemi një rikthim të temperaturave të larta ku java e ardhshme do të jetë akoma më e nxehtë me temperatura deri në 39-40°C.

“Kjo javë ka nisur me diell, por dielli do të jetë prezent deri ditën e nesërme në mesditë. Mbrëmjen e ditës së nesërme do të kemi rikthim të vranësirave. Ditën e mërkurë deri në momentin e pasdites do të kemi një mot me rebeshe shiu dhe vranësira pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

Nuk do të jetë një ditë e favorshme për plazh si pasojë e reshjeve dhe uljes së temperaturave. Ditën e sotme edhe deri nesër në mesditë do të kemi temperatua 37-38°C. Ditën e mërkurë do të kemi rënie të temperaturave të cilat do të rriten sërish pas ditës së enjte. Temperaturat e larta pritet që të shkojn deri në 38- 39°C në javën e ardhshme.”-Adiola Bani.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *