AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Surpriza aspak të zakonshme në Kosovë/ 2 muaj pas zgjedhjeve, NISMA futet në Kuvend për 30 vota

Ndërkohë që deri më sot po bëhej rezistencë e fortë nga tre pati të rëndësishme që mbetën jashtë Kuvendit nga numërimi fillestar, përkatësisht AKR, PD dhe NISMA, kjo e fundit e drejtuar nga Fatmir Limaj konfirmohet zyrtarisht si subjekt parlamentar.

Kjo pasi në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1408 vendvotimeve me vendim të PZAP-së dhe që pas këtij rinumërimi NISMA përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

NISMA Socialdemokrate e kishte nisur me mbi 20 vota mbi prag procesin e rinumërimit të 1408 kutive.

Partia e Fatmir Limajt ka arritur jo vetëm ta ruajë këtë rezultat, por ta rris në 30 vota mbi prag dhe kështu pas rinumërimit NISMA edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Fatmir Limaj, Behgjet Pacoli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi do të jenë deputetët e këtij koalicioni në legjislaturën e re.Nga ana tjetër, Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve ende nuk ka dalë me një rezultat zyrtar.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *