Zvicra nuk do të përplaset me Gjermaninë në 1/8 e finales së Kupës së Botës ashtu siç pritej, por me Suedinë.
Por, anësori shqiptar i Zvicrës, thotë se për të do të kishte qenë mirë sikur të luante kundër Gjermanisë në këtë fazë të Kupës së Botës.
Suedia do të jetë detyrë shumë më e lehtë se sa të ishte Gjermania, të paktën në letër, por Shaqiri vlerëson këtë ekip dhe thotë se do të jetë ndeshje e vështirë kundër suedezëve.
“Do të kishte qenë mirë të luanim kundër Gjermanisë. Ndaj Suedisë do të jetë ndeshje e vështirë, por do të jemi të gatshëm për të luftuar”, tha Shaqiri.
(K.B/ FAXWEB)