Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashRajoniTe FunditTe Gjitha

Sulmuesi i Ziadin Selës tani përfshihet edhe në “luftën e nëntokës”

Mbrëmë në mesnatë kanë ndodhur të shtëna në lagjen elitare Bardovcë të Shkupit në drejtim të një veture Mercedes, me ç’rast ka mbetur i plagosur Boris Mutkov i njohur me nofkën Fantom. Atij i janë shkaktuar lëndime dhe është dërguar në spitalin Sistina, por gjendet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar 23 vjeçari me iniciale S.E., shkruan portali maqedonas Sdk.mk.

Fantom është një nga të pjesëmarrësit e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit, kur sulmuesit u futën në ndërtesën e Kuvendit të Maqedonisë dhe sulmuan deputetët, duke i shkaktuar lëndime të rënda kryetarit të Aleancës, Zijadin Sela.

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski tha se sipas informatave të para, bëhet fjalë për qërim hesapesh mes grupeve kriminele. Poashtu do të verifikohet nëse ky rast ka lidhje me incidentin e armatosur të para dy javëve në hotel Aleksandar Palace.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *