Gjykata e Apelit Durrës vendosi këtë të martë të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, arrest me burg për 2 shtetasit rus dhe 1 ukrainas që u kapën në bazën ushtarake të Gramshit.
Gjykatësi i kësaj çështje ishte Florjana Kalaja, Evelina Çela ishte përkthyesja e autorizuar ndërsa prokurori ishte Kujtim Bashaj.
Ndërsa avokatët e Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov ishin: Isuf Shehu, Saimir Visha dhe Fatmir Lushi .
Senaca nisi me një kërkesë të avokatit Saimir Visha i cili kërkoi për klientin e tij Fedir Alpatos përkthyes në gjuhën ukrainase dhe jo ruse.
“Mendoj që duhet të respektohet gjuha amtare që sot po dhunohet me gjuhën ruse duke mos pasur llogjike, pasi sot personi në fjalë ka një vëlla që ka një krah të prerë prej luftës ruse dhe ne i kërkojme të flase dhe kuptojë gjuhën ruse“, kështu është shprehur avokat Saimir Vishaj, nga Gjykata e Apelit në Durrës, ku po zhvillohet senaca e çështjes ndaj të ashtëquajturve “spiunëve” rus dhe ukrainas.
Ndërkojë vetë Fedir Alpatos u shpreh se është i rënduar emocionalisht dhe se nuk e kupton gjuhën ruse, nuk ka qenë asnjë herë në Rusi.
Në përfundim të sencës avokatët e palëve u shprehën se vendimi është i padrejtë për klientët e tyre, pasi bazuar në provat e mbledhura nuk kemi të bëjmë me asnjë vepër penale që është përmendur në dosje. I vetmi person mbi të cilin rëndon akuza është shtetasi rus që ka sulmuar punonjësit e policisë.