Të paktën 5 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur në një incident me të shtëna me armë zjarri në aeroportin Fort Lauderdale, në Florida.
Sipas mediave amerikane, incidenti është regjistruar në zonën e bagazheve, në terminalin e dytë të aeroportit dhe një pjesë e kompleksit është evakuuar.
Mësohet se autori i sulmit është një ish-ushtarak me origjinë hispanike, i quajtur Esteban Santiago. (A.R/SHUPLAKA)