AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Sulmi me thikë ndaj yjeve të Arsenalit, çfarë ndodhi me dy atentatorët (Fotot)

Scotland Yard publikoi dje pamjet e sulmit të dy personave që tentuan të grabisin futbollistët e Arsenalit, Kolasinac dhe Ozil. Grabitësi i cili mbante në dorë një thikë kërcënoi Kolasinac ndërkohë që boshnjaku nuk reagoi fare.

Më pas ky i fundit arriti ti zbrapsë grabitësit përpara se të largohej me makinë. Pasi ata hipën grabitësit i ndoqën nga prapa deri sa Ozil njoftoi policinë.

Dy autorët e arrestuar për tentativën e grabitjes janë, Jordan Norhtover, 26 vjeç dhe Ashley Smith, 30 vjeç. Ato u shpallën fajtor për atentativ teksa dhe e kanë pranuar fajësinë e tyre.

Gjykata i ka dhënë masën “Arrest me burg” pa afat deri në një moment të dytë. Inspektori në krye të çështjes e ka përgëzuar Kolasinac për trimërinë e treguar.

Ngjarja ndodhi më 25 korrik në veri-perëndim të Londrës, ku dy banditë afrohen me motoçikletë para automjetit të Ozil dhe Kolasinac dhe nën kërcënimin e thikës u tentuan t’i grabisnin.

Palët politike u ulën në tavolinë për Reformën Zgjedhore, mendoni se është arritur një marrëveshje mes liderëve kryesorë dhe për çështje të tjera?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *