Irani ka sulmuar 2 baza ushtarake amerikane në Irak me 15 raketa balistike në shënjë hakmarrjeje për vrasjen e liderit ushtarak Sulejmani.
Mediat vendase në Iran, raportojnë se nga sulmi kanë mbetur të vdekur 80 ushtarë amerikanë dhe 200 të tjerë janë plagosur, megjithëse Pentagoni nuk raporton për viktima.
“Sipas raporteve të sakta të burimeve tona në terren, të paktën 80 trupa amerikane u vranë dhe rreth 200 të tjerë u plagosën, të cilët u transferuan menjëherë nga baza e ajrit me helikopterë,” tha një burim i informuar në Trupat e Rojeve të Revolucionit Islamik. Baza ajrore e Ain al-Asad ishte një sit strategjik për Sh.B.A i cili u përdor për të mbështetur drones,” shtoi burimi.
“Përkundër faktit se amerikanët kishin qenë në gatishmëri të lartë, mbrojtja e tyre ajrore nuk ishte në gjendje të përgjigjet.”Deri në shënjestër kanë qenë 104 pika kritike të mbajtura nga SH.B.A. në rajon, të cilat do të sulmohen kundër gabimit të parë të SH.B.A.”, shtoi burimi, raporton media iraniane.
Trupat e rojeve të Revolucionit Islamik shënjestruan bazën ajrore amerikane të Ain al-Asad në provincën Anbar në Irakun perëndimor, pasi nisi një valë sulmesh në orët e para të së mërkurës për tu hakmarrë ndaj sulmit amerikan që vrau komandantin e IRGC Quds Force, Qasem Soleimani.
Pas sulmit ka ardhur edhe reagimi i Presidentit Donald Trump i cili me një postim në Tëitter ka thënë se gjithçka është mirë dhe se nesër në mëngjes do të mbajë një deklaratë për shtyp.
Trump gjithashtu i kujtoi kundërshtarëve të tij që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtrinë më të fortë në të gjithë botën.
“Gjithçka në rregull! Raketat e Iranit goditën dy baza ushtarake në Irak. Vlerësimi i viktimave dhe dëmeve është duke u bërë. Deri me tani, shumë mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisurën në botë, më të mirën! Nesër në mëngjes do ta bëj një deklaratë për media”, ka shkruar Trump.
(M.Q/Faxweb.al)