I ftuar në “Opinion” mbrëmjen e kësaj të marte, gazetari Fitim Zekthi duke komentuar përplasjet e sotme në Tropojë dhe në Shkodër, u shpreh se më mirë ti vëmë zjarrin një shkolle sesa gjithë Shqipërisë.
“Me mire ti veme zjarrin nje shkolle sesa gjithe Shqiperise. Nese KQZ guxon te marre kompetencat te intepretoje Kushtetuten e dekretin e Presidentit, pse te mos e marre kete kompetence dhe Bashkia e Shkodres apo qytetaret. Kjo qe po ndodh eshte pasoje e cmendurise se nje njeriu, Edi Rames.”-ka deklaruar Zekthi.
Kujtojmë se, qindra protestues dhe militant të Partisë Demokratike janë mbledhur këtë martë pranë KZAZ-ve nr. 9 në Tropojë dhe nr. 3 në Shkodër, duke tentuar të dëmtonin materialet zgjedhore, në shenjë revolte kundër mbajtjes së zgjedhjeve në 30 Qershor dhe zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta.