Anela Rezents ishte duke notuar pranë bregut në plazhin e Kalama, Hawai, në momentin kur ndjeu diçka duke notuar rreth vetes.
Ajo përjetoi një moment tepër të rrezikshme gjatë kohës që ishte duke shijuar një ditë në plazh me mamanë e vet.
Në momentin që vajza po përpiqej të shikonte se çfarë ishte duke ndodhur, nga uji dolën dhëmbët e një peshkaqani, i cili u përplas pas saj dhe kur vajza e vogël e kuptoi se çfarë krijese ishte, u turrr drejt bregdetit e tmerrosur.
Në momentin që Anela ishte duke luajtur në ujë, mamaja e saj ishte duke e filmuar të bijën, por nuk ishte akoma e vetëdijshme se nga çfarë ishte trembur vajza e saj, deri në mometin që e rishkuan videon.
Për fatin e mirë as Anela, por edhe asnjë pushues tjetër nuk u lëndua, dhe sipas ekspertëve që ripanë videon, peshkaqeni i përket një lloji që ushqehet më së shumti me peshq dhe nuk përbëjnë rrezik për njerëzit.
(H.H/Faxweb.al)