Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Etiopi/ Sulm i tmerrshëm, më shumë se 80 persona humbin jetën. Mes tyre dhe fëmijë të moshës 2 vjeç

Një sulm i tmerrshëm ka ndodhur në Etiopinë Perëndimore, ku raportohet se janë vrarë më shumë se 80 persona, mes të cilëve përfshihen edhe fëmijë deri në moshën 2 vjeç.

Zëdhënësi dhe këshilltari i lartë për Komisionin Etiopian të të Drejtave të Njeriut (EHRC), Aaron Maasho, gjatë një prononcimi për mediat është shprehur se masakra ndodhi të martën midis orës 5 dhe 7 të mëngjesit në rajonin e Benishangul-Gumuz, i cili kufizohet me Sudanin dhe Sudanin e Jugut.

“Ne morëm informacion se mbi 80 njerëz vdiqën, moshat e të cilëve variojnë nga 2 deri në 45 vjeç”, është shprehur ai.

Sulmi ndodhi në një zonë të quajtur Daletti, në zonën Metekel të Benishangul-Gumuz, e cila është rrënuar nga dhuna e përsëritur në muajt e fundit që ka lënë të vdekur qindra njerëz. Ndërkohë kujtojmë se në një sulm paraardhës të ndodhur në 23 dhjetor, ku u vranë rreth 207 persona.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *