Policia ka arrestuar një burrë që goditi me thikë pesë persona në një supermarket në Dunedin në jug të Zelandës së Re.
Nga personat e plagosur nga ky sulm me thikë, tre janë në gjendje kritike për jetën, ndërkohë policia e Zelandës së Re ka deklaruar se është arrestuar një nga të dyshuarit që plagosi pesë personat.
Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Jacinda Ardern i cili tha se policia e kishte siguruar që sulmi nuk lidhet me sulm terrorist.
Dëshmitarët e rastit që u ndodhën në vendngjarje u thanë medias lokale që burri që bëri sulmin kishte dy thika, dhe goditi në fillim stafin, dhe më pas kalimtarë të rastit që u përpoqën ta ndalonin sulmin.
“Prioriteti ynë tani janë anëtarët e ekipit tonë të dëmtuar dhe kujdesi për ekipin tonë më të gjerë pas kësaj ngjarje jashtëzakonisht traumatike,” tha një mesazh në faqen e internetit të kompanisë.
(H.H/Faxweb.al)