Një sulm me armë ka ndodhur në një paradë ushtarake në Iran, duke shkaktuar dhjetra të plagosur dhe viktma, në mesin e të cilëve ka gra dhe fëmijë.
Mësohet se auorët e këtij sulmi kanë qenë të veshur me rroba ushtarake, çka e ka bërë të vështirë shënjestrimin e tyre. Sulmi ndodhi në qytetin jugperëndimor Ahvaz. Mësohet se personat që kanë kryer sulmin me rroba ushtarake kanë qenë duke lëvizur me motor.
Televizioni shtetëror shfaqi imazhet e pasojave të menjëhershme, ku shiheshin mjekët dhe infermierët duke ndihmuar shumë prej të plagosurve.
Sulmi i ditës së sotme në Iran vjen një vit pas sulmit të 7 qershorit 2017 në parlament dhe tempullin e Ajatollah Ruhollah Khomeinit në Teheran. Ky sulm në atë kohë ishte i vetmi nga ekstremistët sunitë brenda Iranit shiit, i cili ishte thellësisht i përfshirë në luftërat në Irak dhe Siri, ku militantët dikur kishin territor të madh.
(E.K/FAXWEB.AL)