Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Sulm i fuqishëm kibernetik nga Serbia, flet eksperti: Ditët më të vështira të karrierës!

Një sulm i madh kibernetik po ndodh dy ditët e fundit në Kosovë. Lajmi është bërë publik nga Hekuran Doli, një nga ekspertët më të mirë të kibernetikës në Kosovë.

Institucionet e Kosovës janë goditur nga një sulm i fuqishëm kibernetik që vjen nga Serbia. Sistemi i postës elektronike është hakuar në tërësi.

‘Ju njoftojmë qe sot prej orës 10:00 kemi pasur sulm kibernetikë masiv dhe i cili është duke vazhduar ende. Sulmi është shume i organizuar dhe vjen nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe tani kur po e bëjë ketë njoftim ka filluar edhe nga Maqedonia”, thuhet në njoftimin që e ka siguruar Express prej burimeve në qeveri.

Ja çfarë shkruan Hekuran Doli:

Per ndryshe miq, keto dite po jetoj kohet me te vështira te karrierës time profesionale. Ne dy ditet e fundit po ballafaqohemi me sulmin kibernetikë me te madh me te cilin jam ballafaqu ndonjehere ne karriere, pavarësisht se kam mendu se kam pa gjithecka ne kete aspekt. Sic po verehet, Kosova eshte ne lufte kibernetike. Fatmiresisht deri ne kete moment po mbahemi mire, nuk e di cka ndodhe ne minutat ne vijim.

Botes online, dhe pasojave te sulmeve te tilla mund edhe te mos i kushtoni rendesi, mirepo permes botes online po lekunden shtetet me stabile. Hiç me large, shikoni kah Franca. Ne kemi shume me pak kapacitete intelektuale dhe financiare, por shpresoj qe fati dhe mbeshtetja te jete ne anen tone.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *