Njerëz të armatosur të paidentifikuar kanë vrarë 16 ushtarë dhe plagosur gjashtë të tjerë në një pritë në Niger-jug-perëndim, informuan dy burime të sigurisë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sulmi ndaj një patrulle të ushtrisë ndodhi të Shtunën pasdite në rajonin Tahoua të vendit të Afrikës Perëndimore, afër vendit ku bastisjet vranë 137 civilë në Mars.
është e paqartë se kush e kreu sulmin, por zona është pushtuar nga grupe xhihadiste me lidhje me al Kaedën dhe Shtetin Islamik. Këto grupe kanë vrarë qindra ushtarë dhe civilë që nga viti 2018 kur ata filluan të zgjeronin shtrirjen e tyre përtej bazave në Mali.
Në njoftimin e ushtrisë së Nigerit thuhet se rreth 200 sulmues të armatosur hynë në Banibangu, në perëndim të vendit.
Pjesëtarët e ushtrisë iu përgjigjën sulmit ndërsa në përleshjen që vijoi humbën jetën 20 persona.
Disa ushtarë llogariten si të zhdukur ndërsa dyshohet se janë rrëmbyer nga ana e sulmuesve.
Gjatë një sulmi të armatosur më 1 maj në provincën Tahoua humbën jetën 16 ushtarë. Burkina Faso, Mali dhe Nigeri gjatë viteve të fundit janë objektiv i sulmeve që ndërlidhen me organizatat terroriste Al Kaeda dhe DEASH