AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Suli e akuzoi për dhënie lejesh në minutat e fundit, reagon Mziu: O i pashkollë!

Pavarësisht se tashmë Rakip Suli ka nisur detyrën si kryebashkiak në Kamëz, duket se beteja mes tij dhe Xhelal Mziut do të vijojë.

Ditën e djeshme Suli deklaroi se Mziu kishte dhënë leje në ditën e tij të fundit të detyrë, në shkelje të ligjit, dhe për këtë ai do të ndërmerrte të gjitha hapat ligjore kundër kryebashkiakut të larguar të Kamzës.

Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Mziut, i cili e quan Sulin të pashkollë.

Reagon Xhelal Mziu:

Rakip Suli, “Kryetar i Bashkise Kamez” i pashkolle, i emeruar nga “Rilindja”, nuk njeh asnje praktike ligjore ne ushtrimin e funksioneve!

I informuar dje nga burime mediatike per konfliktin e realizuar per dhenien e nje leje ndertimi ne Zonen e Paskuqanit po informoj mbare opinionin publik se kjo leje eshte dhene konform te gjithe procedurave ligjore, sipas informacioneve te marra nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Urban.
Ne lidhje me kete reagim po ju informoj si me poshte:

Njesia administrative Paskuqan e Bashkise Kamez nuk ka asnje plan te pergjithshem vendor ne fuqi. 
Cdo leje ndertimi jepet vetem pas konfirmimit qe merret ne Agjensine e Zhvillimit te Territorit si Sekretariati Teknik i KKT per rastet perjashtimore te percaktuara ne Vendimin nr.1 datë 30/07/2015. Leja e ndertimit eshte zbardhur vetem pasi eshte marre konfirmimi ne AZHT dhe ka plotesuar te gjithe dokumentacionin ligjor.

Per sqarim shkurtimisht:

“Shoqeria KSH Marketing shpk ka aplikuar per leje zhvillimi me date 09/10/2018 me nr prot.654, dhe deri ne momentin qe eshte paisur me leje ndertimi ka aplikuar 3 here ne total, ku dy heret e para per mosplotesim dokumentacini dhe mosplotesimin e kushteve per tu paisur me konfirmitetin ne AZHT eshte refuzuar leja e ndertimit nga Bashkia Kamez. Ne baze te pergjigjes qe eshte marre per rastin ne fjale prona qe te zhvillohej duhet te plotesonte: 

1.kriterin e llojit te aktivitetit (qe e plotesonte si kusht nga AZHT)

2.dhe prona te ishte me statusin truall (qe nuk plotesohej sepse ishte jashte zones urbane)

Ne aplikimin e trete qe eshte kryer nga subjekti zhvillues certifikata eshte kthyer nga are ne truall pas miratimit te kategorise se tokes nga ministri i Bujqesise dhe Zhvillimit Rural z.Bledar Çuçi date 26/02/2019, vertetimit te Keshillit te Qarkut Tirane date 23/03/2019 per percaktimine saj ne kategorine VI(gjashte) dhe konvertimit te saj ne ZVRPP Tirane ne toke truall. 

Gjithashtu Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes prane Keshillit te Qarkut Tirane ka vene ne dispozicion dhe harten e kufirit te rezervuarit te paskuqanit ku prona ne fjale eshte jashte saj.
Eshte marre dhe konfirmiteti ne AZHT dhe eshte njoftuar bashkia qe mund te vazhdoje me proceduarat per leje ndertimi.”

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *