Këngetarja e famshme shqipëtare me famë botërore, Bebe Rexha ka thyer një tjetër rekord përsa i përket këngëve të saj.
“Meant to be”, një prej këngëve më të dëgjuara prej saj, ka arritur në shifrën prej 1 miliard dëgjimesh ne Spotify, platformës më të madhe të muzikës në botë.
Këtë super lajm, Bebe Rexha e ndau vete me ndjekësit e saj prej 10.3 milionësh në rrjetin social Instagram. Bebe e shoqëroi lajmin duke e ndarë me foto nga xhirimet e klipit të kësaj kënge, të cilat u zhvilluan në Albuquere të New Mexico-s duke shkruar: “Një miliard dëgjime në Spotify”.
Kënga në fjalë është një këngë e zhanerit më të përdorur dhe të dëgjuar në Amerikë, ‘cuntry’, të cilën Bebe e ka në bashkëpunim me grupin e famshëm amerikan , Florida Georgia Line.
(I.SH/faxweb.al)