Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, përmes një postimi në facebook, ka bërë me dije se gjenerali Albert Mullait është vendosur në krye të Akademisë së Forcave të Armatosura. Duke i uruar suksese në pozicionin e ri, Xhaçka i shpreh gjithë mbështetjen gjeneralit, për ta çuar përpara këtë projekt të rëndësishëm për të ardhmen e ushtrisë shqiptare.
Njoftimi i plotë: Gjeneral brigade Albert Mullait i është besuar drejtimi i një prej strukturave më të rëndësishme të FA, Akademisë së Forcave të Armatosura. Suksese në detyrën e re komandant Mullai! Ju dhe çdo efektiv, pedegog dhe student i AFA keni gjithë mbështetjen tonë, për të çuar përpara një prej projekteve më të rëndësishme për të ardhmen e ushtrisë shqiptare.