Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Video epike/ Mjèkët pèrcjellin pacièntin e fundit të shèruar nga Covid, festa “e çmèndur” e tyre

Pamjet e mëposhtme janë postuar në rrjetet sociale ndërsa tregon entuziazmin e dy mjekeve suedeze që kanë nxjerrë nga reparti ku punonin pacientin e fundit të shëruar nga covid-19.

Ata mbajnë veshur elementet që kërkohen për pavione të tilla, ndërsa kërcejnë të lumtura nën tingujt e këngës “Flash dance, what a feeling”.

“Kur pacienti i fundit largohet”, shkruhet krah videos ndërsa fokusohet edhe dhoma e spitalit bosh.

Aktualisht numërohen vetëm 5574 persona që kanë humbur jetën nga virusi në Suedi. Suedia e pati anashkaluar izolimin në kohën e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, ndërsa tashmë është përballur me tkurrje ekonomike prej 8.6 për qind në periudhën prill-qershor në krahasim me periudhën paraprake.

Autoritetet suedeze e kanë lënë në duart e qytetarëve vendimin për respektim të distancimit fizik prej shpërthimit të koronavirusit, duke përfshirë edhe punën nga shtëpia dhe anashkalimin e transportit publik.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *