Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

U largua nga Barcelona, Suarez përlotet në konferencën për shtyp (VIDEO)

Luis Suarez ka dhënë një konferencë për shtyp në ditën lamtumirëse te Barcelona.Sulmuesi uruguaian ka folur gjatë për largimin e tij derisa ka premtuar se do të mbetet gjithmonë tifoz i Barcelonës, shkruan Indeksonline.Më poshtë është intervista e tij e dhënë për kanalin e zyrtar të klubit katalonas:“Është e vështir për mua. Këtu kam luajtur me futbollistët më të mirë të historisë. Unë do të jem gjithmonë tifoz i Barcelonës, ku do që do të jem.”

“Do të më mungojnë shokët e mi që më bën të lumtur.”“Nuk di se çka të them. Nuk kam përgatitur asgjë. Dua ta falënderoj klubin, pasi kanë besuar në mua edhe pse kam bërë një gabim në Kupën e Botës.”“Faleminderit të gjithë tifozëve që më kanë mbështetur përgjatë kohës sa isha këtu.”

“Po lë shumë shokë këtu. Nuk është vetëm një lojtar që po largohet, por një njeri që ka ndjenja po largohet.”“Para se të vija këtu, unë vetëm ëndërroja Barçën në Sonyplaystation.”“Gjëra që kanë dal në media, gjëra që nuk janë të vërteta dhe unë nuk e meritoj këtë.”“Përkundër se kisha kontratë, klubi dhe lojtarët kishin nevojë për ndryshime. Trajneri i ri nuk llogariti në mua.”“Kur erdha këtu më thanë që Messi e mendon më të mirën për vete. Por, kjo nuk ishte e vërtetë. Ne bëmë gjithçka për klubin.”

“Unë jam i lumtur për kohën që e kalova këtu dhe tani e kuptoj se duhet të largohem dhe e vetmja gjë që mund të bëj, është të jem falënderues për Barcelonën për të gjitha momentet që kam jetuar.”“Unë po e prisja këtë. Unë respektova bisedën që kisha me Koemanin dhe u stërvita me ekipin derisa e zgjidha të ardhmen time.”“Unë fola me Griezmannin dhe Godinin për Atletico Madridin.”“Unë e fajësoj vetën që kam luajtur shumë ndeshje i lënduar.”

“Ne duhet ta kritikojmë vetën për ndeshjet në Ligë të Kampionëve. Kam luajtur i lënduar por nuk e fajësoj vetën. Unë jam krenar.”“Mendoj se skuadra aktuale e Barcelonës është shumë e mirë dhe aty janë shumë lojtar të ri që do japin shumë për ekipin.”~~

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *