Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

S’u bë pjesë e “Bac, çikat na e zbardhën ftyrën”, reagon Era Istrefi

Në sloganin e publikuar dje për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, “Bac, çikat na e zbardhën ftyrën” janë përfshirë dy këngëtaret Rita Ora, Dua Lipa si dhe xhudistja Majlinda Kelmendi.

Në këtë mes nuk është përfshirë këngëtarja që tashmë cilësohet me famë ndërkombëtare, Era Istrefi. Lidhur me këtë ka pasur mjaft reagime në rrjetet sociale.

Era ka marrë mbështetje nga deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri, sipas tij mospërfshirja e Erës në këtë slogan është e padrejtë. Tahiri thotë se Era është yll botëror dhe e meriton të jetë pjesë e sloganit.

“Pra është gjynaf me e shkel edhe një YLL VENDOR, sicc është ERA ISTREFI, edhe pse nuk mundeni. Kjo vlenë për secilin nga ne që jetojmë në trojet tona dhe në Kosovë”, ka shkruar Tahiri.

Së fundmi ka reaguar edhe vetë Era Istrefi. Ajo ka krijuar një slogan tjetër me mbishkrimin “Bac, gjuha shqipe po dëgjohet nëpër botë”. Që nënkupton se Era nëpër botë këndon në gjuhën shqipe. Përderisa Rita dhe Dua deri më tani kanë kënduar vetëm në gjuhën angleze.

Sidoqoftë, Era Istrefi ka replikuar Labinot Tahirin duke e falënderuar për reagimin. Ajo ka thënë se artistave u duhet mbështetje dhe se misioni i saj nuk ka përfunduar.

Ndërsa, Grupi Organizues “Kosovas 10”, ka sqaruar për për Gazetën Express pse Era nuk u përfshi në sloganin në fjalë.

“Ne mendojmë që Era Istrefi nuk është akoma në kalibrin e Ritës dhe Duas sa i përketë famës e muzikës. Ritën dhe Duan e kemi marrë për muzikë e Majlindën si përfaqësuese të sportit” tha grupi Kosova 10.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *