Tentuan që të vrísnin biznesmenin Andon Dhima, pak ditë më parë, Pòlicia e Tiranës arrêston 2 autorët e dyshuar të ngjarjes, dhe 2 bashkëpunëtorët e tyre.
Pòlicia ka vënë në pránga shtetasit me iniciale G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dènuar më parë me 6 vite bùrgim, për vjedhje me ármë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dènuar më parë për plagosje me ármë.
Po në kuadër të operacionit u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit: M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dènuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve nárkotike”.
Njoftimi i plotë i Pòlicisë:
Finalizohet operacioni pòlicor i koduar “Stuhia”. Operacioni nga Komisariati i Pòlicisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Zbardhet tentativa për vrásjen e 51-vjeçarit, në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Identifikohen, kapen dhe vihen në pránga dy autorët që ndoqën 51-vjeçarin, për ta vrárë. Autorët me precedent të theksuar kríminal për vjedhje me ármë dhe plagosje.
Në pránga edhe dy bashkëpunëtorët e autorëve, njëri prej tyre me precedent kríminal në fushën e nárkotikëve. Sekuestrohet árma e zjárrit me të cilën autorët do kryenin krímin, automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba pòlicie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Pòlicisë Nr. 2 në Tiranë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. Dh., i cili ka treguar se mbrëmjen e datës 15.10.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy persona të maskuar dhe të ármatosur e kanë ndjekur deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë, menjëherë kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë, për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale të bërë nga këto struktura, u bë i mundur sigurimi i provave që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Mbi bazën e provave të siguruara nga Komisariati i Pòlicisë Nr. 2 u organizua dhe finalizua operacioni pòlicor i koduar “Stuhia”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prángosja e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:
G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dènuar më parë me 6 vite bùrgim, për vjedhje me ármë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dènuar më parë për plagosje me ármë. po në kuadër të operacionit u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit: M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dènuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve nárkotike”.
Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një ármë zjárri pístoletë dhe municion luftarak, mjeti në pronësi te shtetasit A. H., që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri pòlicie nga ato me hapje, një palë pránga, 6 telefona celular, rroba uniforme pòlicie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat pênale “Vrásja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e ármëve të zjárrit dhe ármëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
At.entati i dështuar ndaj Dhimës ndodhi mbrëmjen e të enjtes së kaluar në Tiranë. Ishte vetë biznesmeni që ka denoncuar në pòlici përmes një telefonate që ka bërë se disa persona po e ndiqnin pranë pallatit të cilin e ka ndërtuar vetë, por edhe banon.
Dhima ishte në shoqëri të vajzës së tij dhe një personi tjetër duke u futur në banesë, teksa dy persona të maskuar dhe ende të paidentifikuar e kanë ndjekur nga pas. Ata kanë lënë çadrat në hyrje të pallatit dhe janë drejtuar pas gjurmëve të Dhimës. Aten.tatorët kanë qenë të ármatosur, madje në pamjet e siguruara nga Fax News, njëri prej tyre e ka bërë gati ármën për ta qëlluar.
(E.K/Faxweb.al)