Nuk ka të ndalur fshesa e qeverisë së Ramës ndaj punonjësve të administratës. Ditën e djeshme dy drejtorë të lartë në qytetin verior janë shkarkuar nga puna pas asnjë lloj motivacioni.
Kështu është shkarkuar nga detyra Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit publik në Shkodër, Zamir Fatusha.
Fatusha i përkiste Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe shkarkimim nga detyra ka ndodhur për motive politike. Po ashtu e njëjta situatë ka ndodhur edhe për Drejtorin e Patentave, Ilir Sokoli.
Ndërkohë në vend të tij është vendosur Arjan Mithi, ndërsa Sokoli është vendosur shef personeli prane Drejtorisë së patentave.
Prej disa ditësh administrata e të gjitha niveleve ndodhet në ankth me frikën e shkarkimeve të mundshme, të paralajmëruara edhe publikisht nga ana e përfaqësuesve të qeverisë.
(S.SH/Shuplaka)