Një studim ka zbuluar se se truri vazhdon të funksionojë edhe pasi ne vdesim. Madje ne jemi të vetëdijshëm për atë që ndodh rreth nesh, edhe kur shpallemi të vdekur. Sipas ekspertëve vetëdija e një personi vazhdon të punojë pasi zemra e tyre ndalon rrahjen, ndërsa truri ende funksionon edhe pse në një kohë mjaft të shkurtër. Studimi zbuloi se të mbijetuarit e arrestit kardiak ishin të vetëdijshëm për atë që po ndodhte rreth tyre kur ishin në prag të vdekjes.
Dr Sam Parnia, i cili studion vetëdijen pas vdekjes dhe shqyrton rastet e atakut të zemrës në Evropë dhe SHBA, tha se njerëzit në fazën e parë të vdekjes mund të përjetojnë ende një formë vetëdijeje.
Ai tha se ata kanë gjetur njerëz që shpesh ndryshojnë kur e kanë pasur këtë përvojë “pas vdekjes”. “Ajo që tenton të ndodhë është se njerëzit që i kanë pasur këto përvoja shumë të thella mund të kthehen pozitivisht të transformuar ata bëhen më altruistë, më të angazhuar për të ndihmuar të tjerët. “Ata gjejnë një kuptim të ri në jetë duke pasur një takim me vdekjen,” tha Parnia.
(J.D/Faxweb.al)