AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Studimi: Londra thith më shumë kokainë se këto 3 kryeqytete europianë bashkë

Kryeqyteti i Anglisë njihet për përdorimin masiv I substancave narkotike nga të rinjtë, por një detaj interesant ka dalë nga mediat britanike ku flasin se konsumohet kokainë më shumë sesa konsumohet bashkërisht në Amsterdam, Berlin e Barcelonë, qytetin e dytë më të madh të Spanjës.

Çdo 24 orë në Londër thithen 500.000 doza kokainë, dyfishi i çdo qyteti tjetër të madh europian dhe vlera në rrugë e kësaj sasie është 3 milionë euro.

Një studim i kryer nga King College London University testoi ujërat e zeza të Londrës për benzoilecgoninë, përbërësi kimik që trupi e shkarkon pasi ka marrë kokainë.

Rezultatet treguan se londinezët konsumonin 23 kg kokainë në ditë. Në Barcelona 12.7, në Amsterdam dhe Berlin nga 4.6.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *