Një studim i ri edhe njëherë ka zbuluar që femra më shumë kënaqet në seks, nëse mashkulli e përjeton seksin si maratonë dhe jo si sprint.
Rezultatet e studimit të publikuar në revistën Journal of Sexual Medicine kanë zbuluar se sa minuta mesatarisht i nevojitet një femre heteroseksuale të përjetojë orgazmën.
Përgjigja është për 13 minuta e 41 sekonda.
Në studim kanë marrë pjesë 645 femra heteroseksuale, të moshës 30-vjeçare, të gjitha në lidhje monogamie nga 20 vende të botës, kryesisht nga Britania e Madhe, Holanda, India dhe SHBA.
Të gjithave u është kërkuar që të aktivizojnë kronometrin kur të fillojnë marrëdhënien seksuale dhe ta shkyçin kur të arrijnë orgazmën.
Studimi ka zgjatur tetë javë, ndërsa rezultatet kanë treguar që koha në të cilën femrat kanë përjetuar orgazmën ka lëvizur nga 12,76 minuta deri në 14.06 minuta.
Vetëm 31.4% e grave që përjetuan orgazma ishte për shkak të depërtimit. Format e stimulimit oral dhe të tjerë janë shumë më të rëndësishme kur bëhet fjalë për zbutjen.
Arritja e orgazmës kërkon pak punë dhe durim, nuk duhet të presësh që kjo të ndodhë menjëherë. Merrni kohën tuaj, mos u nxitoni dhe relaksohuni, shijoni udhëtimin, jo vetëm destinacionin.
(R.G/Faxweb)