Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Studentë e pedagogë para Gjykatës, shtyhet vendimi për Kopshtin Botanik

Ditën e sotme pedagogë, student, qytetarë dhe përfaqësues të politikës kan zhvilluar një protestë para Gjykatës Administrative të Apelit për anulimin e një VKM-je për ndryshimin e pronësisë  për 15 ha të Kopshtit Botanik në Tiranë.

Ndërkohë që protestuesit prisnin jashtë ambienteve të Gjykatës, kjo e fundit e ka shtyrë vendimin

“Kopshti Botanik nuk është vend rekreativ, por qëndër kërkimore shkencore”, theksoi Spiro Dushku, dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, para mediave, duke rrëzuar pretendimet e bashkisë së Tiranës.

Janë pedagogët e Fakultetit të Shencave të Natyrës, të mbështetur nga të rinjtë, që kanë ngritur padinë dhe që prej orës 11:00 janë mbledhur përpara Gjykatës.

Dushku theksoi se destinacioni i Kopshtit Botanik si “vend rekreativ” është gjëja e fundit që mund të mendohet, sepse ai është qendër kërkimore shkencore dhe duhet t’i mbetet universitetit.

Dekani Dushku shprehu shqetësimin e tij për shtyrjen e seancës nga Gjykata Administrative Tiranë për në datën 29 tetor, kur po pritej të shqyrtohej padia e ngritur nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës kundër Vendimit të Qeverisë për t’i kaluar 15 ha nga Kopshti Botanik, Bashkisë së Tiranë.

Mbrojtja e Kopshtit Botanik, çeshtja ne Gjykaten Administrative

Publiée par Fax Web sur Mercredi 9 octobre 2019

Fjalët Kyce

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *