Një tjetër personazh publik që është prekur thellësisht nga kjo tragjedi ka qenë edhe këngëtari Arkimed Lushaj ose si njihet me emrin e artit, Stresi i cili ka treguar impenjim maksimal për të ndihmuar.
Stresi ka mbledhur shumë fonde dhe ndihma të cilat i ka dërguar personalisht në destinacion bashkë me miq të tij apo vullnetarë të tjerë dhe nuk ka dhuruar fonde diku tjetër.
Këngëtari bën vazhdimisht thirrje në video që publikon në Instagram se është mirë që çdo gjë të dorëzohet individualisht tek personat në nevojë sepse kjo është mënyra më e mirë për t’u bindur se ndihmat kanë shkuar në vendin e duhur.
Gjithashtu në video shihet vizita që ai ka bërë në një familje në gjendje të mjerueshme të cilëve iu ka premtuar edhe ndërtimin e shtëpisë. ‘Me çdo kusht’, thotë Stresi.