Një stjuardesë e British Airways që reklamohet si prostitutë po hetohet për të zbuluar identitetin e vërtetë pasi premton seks për klientët gjatë pushimit të fluturimeve. Ajo poston fotografi të qarta në faqen e saj në Facebook ndërsa është në bord me uniformën e saj.
Imazhet e përfshijnë atë në të brendshme, duke tërhequr fundin ndërsa shkruan: “I dashur pasagjer, unë jam argëtimi yt në fluturim. Çfarë do që të bëj?”
Në llogarinë e saj online përdor pseudonimin AirHostess71 dhe shkruan: “Duhet të bëni pagesën e sigurisë prej £50 (paundë) për t’u takuar. Çmimet variojnë nga lloji i takimit të kërkuar, ato nuk janë të negocjueshme. Nëse keni rezervuar dhomë hoteli për punë, takohemi aty (Londër).
Nëse dëshiron zbavitje për të rritur në bord, duhet të më jepni shumën e parave dhe do të trajtoheni për një eksperiencë krejt tjetër, sipas shijeve tuaja”.
Një punonjës i linjave ajrore reagoi për mediat duke thënë se qëllimi i stjuardesës është të ushtrojë prostitucionin, ndaj e cilëson abuzim shokues me emrin e kompanisë. Për këtë arsye linja ajrore ka nisur hetimet për këtë rast dhe nuk do të ndalet derisa ti japë zgjidhje situatës.