Shqipëria shkon në zgjedhje të përgjithshme parlamentare më 25 Prill, me një situatë të brendshme politike të ndezur dhe një garë mjaft të fortë.
Po krahas zhvillimeve të brendshme, gjatë muajit Prill, vetëm një ditë pas zgjedhjeve, në Shqipëri do të mbahet një aktivitet me peshë në arenën ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për stërvitjen ushtarake të NATO-s ‘Defender 21’.
I pyetur nëse ka lidhje mes këtyre dy çështjeve Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer ka përjashtuar çdo mundësi që mund t’i lidh këto dy ngjarje.
ZV/NS Palmer: Nuk ka absolutisht asnjë lidhje. E vetmja gjë që mund të them për stërvitjet ushtarake është që pasqyron dhe thekson rëndësinë që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë marrëdhënieve tona me aleatët dhe partnerët tanë në NATO, jo thjesht Shqipërinë.
Por, Defender 21 është më e madhe se Shqipëria. Do të kemi stërvitje, angazhime, me shumë partnerë dhe aleatë në NATO në të gjithë rajonin dhe mendoj vërtet që është një mundësi që Shqipëria të shkëlqejë, si aleate në NATO, si një vend i pozicionuar shumë strategjikisht. Por nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet më 25 prill.
Sigurisht i kemi kushtuar vëmendje një retorike të mprehtë që ka qenë pjesë e fushatës politike por e vërteta është që të vetmet vende ku fushatat janë pa nxehtësi dhe jo të mprehta janë në vende si Koreja e Veriut apo Kina komuniste, ku njerëzit vërtet nuk kanë mundësi legjitime zgjedhjeje. Pra, e dini, politika demokratike shoqërohet nga pasioni. Nuk është vetëm normale por është në fakt e shëndetshme.
Shqipëria do të jetë vendi mikpritës i stërvitjes me trupa të ushtrisë amerikane ‘Defender Europe/21’, e cila, që nga viti 1995, konsiderohet si një nga më të mëdhatë në Europë.
Ambasadorja Kim: Më lejoni të shtoj lidhur me çështjen e stërvitjes Defender 21. Datat për stërvitjen ishin përcaktuar shumë kohë më parë se të shpallej data e zgjedhjeve nga Presidenti Meta. Edhe një herë, siç tha Matt, varet nga axhenda e të gjitha vendeve të përfshira.
ZV/NS Palmer: Këto stërvitje planifikohen shumë kohë përpara. Ambasadorja Kim ka absolutisht të drejtë.