Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

‘Defender 21’, Yuri Kim: E njohim trimërinë tuaj, nuk është rastësi që stërvitja po zhvillohet këtu, Shqipëria është një pikë strategjike

Me nisjen e stërvitjes ushtarake “Defender 21” kanë mbajtur fjalën e tyre personalitete të ndryshme të sshtetit shqiptar, por edhe gjeneralë shqiptarë e të huaj. Ndër pjesëmarrësit ka qenë edhe ambasadorja e SHBA e cila në fjalën e saj, ka theksuar rëndësinë e Shqipërisë në stërvitjen ushtarake më të madhe që po zhvillohet në vendin tonë, dhe më të madhen që është zhvilluar që prej Luftë së Dytë Botërore.

Yuri Kim tha se roli i Shqipërisë është shumë i madh dhe nuk është rastësi që kjo stërvitje po zhvillohet pikërisht këtu, duke shtuar se vendi ynë është një pikë strategjike gjeografike në Europë.

“President Meta, kryeministër Rama, ministra, gjeneralë. Ju falenderoj që më ftuat të flisja, dua tëfalenderoj të gjithë focat ushtarake shqiptaredhe gjeneralët për organizimin e jashtëzakonshëm, dukeni shkëlqyeshëm. Dua të falenderoj të gjithë gjeneralët amerikanë të pranishëm.

Kjo stërvitje konfirmon se roli i Shqipërisë në aleancë është i konsoliduar. Po të shohësh aktivitetet gjatë kësaj stërvitje, në Shqipëri do të organizohet numri i madh, dhe kjo nuk është rastësi.

Roli i Shqipëris në aleancë është më i rëndësishëm , kanë luftuar krah për krah me ne. Kurrë nuk do ti harrojmë sakrificat tuaja.

E njohim trimërinë tuaj, jemi të nderuar t’ju themi se jeni aleatët tanë. Shqipëria është një pikë strategjike, me një rol shumë të veçantë dhe nevralgjike në aspektin strategjik gjeografik. Së fundi gëzojmë, vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi, nuk keni hezituar kurrë të ofroni ndihmën tuaj, na keni përsëritur gjithmonë, potencialin strategjik të Shqipërisë, prandaj jemi këtu. Kjo stërvitje në Shqipëri ëhtëhistorike, sidomos për faktin që organizohët pikërisht këtu në portin e Durrësit.

Përgatitja jonë për këtë koncept tregon se përkushtimi i SHBA për NATO është shumë i madh dhe i hekurt.
Realizimi i një operacioni, është dëshmi e punës dhe mikëprtjes shqiptare.

Është me të vërtet me vend teksa kjo stërvitje, organizohet këtë vit teksda ne festojmë edhe vendosjen e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipëri. Do të stërvitemi së bashku, do të mbetemi krah jush, krah për krah, sot , nesër dhe gjithmonë.”

(B.V/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.