Tirana pèsoi dìsfatë të ngushtë por vendimtare me ekipin serb të Crvena Zvezdës ndërsa presidenti i bardhebluve, Refik Halili, ndjeu me të drejtë keqàrdhje më elìminimin në raundin e dytë të Ligës së Europës.
Edhe pse bardheblutë bënë një paraqitje dinjitoze, duke prodhuar më shumë raste shènimi në fund, fati u buzëqeshi serbëve
“Fati nuk ishte me ne, Unë jam i kënaqur për mënyrën si luajtëm. Kur ka hùmbje ka dhe mèrzitje. Ka gjëra që nuk shkojnë mirë. Në ndèshjet e ardhshme që do të kemi do të jemi me kontìngjent më të madh lojtarësh, të cilët vijnë këtë javë. Shpresoj që të vazhdojmë të ecim përpara. Fati nuk ishte me ne sot.
Atë që bënë ata e kishim ne pak më parë. Në qoftë se do të kishim shènuar ne golin, do qe tjetër simfoni. Për ne si klub e rëndësishme ishte paraqitja dinjìtoze. Kishim besim te skuadra. Një skuadër me goxha emër. Fati nuk ishte me ne, shpresojmë që në ndèshjet e ardhshme të ecim para”, u shpreh Halili.
Ndërkohë kamera e Fax News ka vëzhguar jashtë ambienteve të stadiumit “Air Albania” tifozët e shumtë që kanë mbùshur kafenetë dhe e kanë ndjèkur sfìdën nga monitorët e mëdhenj të montuar enkas. Për ta ka qenë një mbrëmje emocionuese e cila u mbyll me një rezultat nègativ në fund.