Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Stadiumi bosh, gazetari i përvishet zyrtarit të FSHF-së për “hallexhinjtë”: Miliarderët e FSHF dhe politikës kanë ftesë për në tribunën VIP në Tiranë

Mbrëmjen e sotme po zhvillohet ndeshja e kombëtares shqiptare me Andorën, në stadiumin Elbasan Arena, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”.

Por siç edhe lajmëruam më herët, kombëtarja ishte braktisur nga tifozët dhe shkallët e stadiumit thuajse ishin bosh.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha, i cili me ironi i është përgjigjur inxhinierit Arben Dervishaj, i cili pak kohë më parë deklaroi se “futbolli nuk është për hallezhinjtë”.

Hoxha ka publikuar një foto nga stadium ku shkruan se aty janë vetëm “Hallexhinjtë” dhe se miliarderët e FSHF dhe politikës kanë ftesë për në tribunën VIP, në stadiumin e ri.

“Si tha ai inxhinieri i Don Armandos? Futbolli nuk është sport për HALLEXHINJTË?!!! Në Elbasan Arena, ndeshja Shqiperi vs Andora. Sot në stadium janë vetëm HALLEXHINJTË… Miliarderët e FSHF dhe politikës kanë ftesë për në tribunën VIP, në stadiumin e ri me datë 17 nëntor Shqipëri vs France… Kombëtarja kuqezi është e HALLEXHINJVE…O sa mirë me qënë shqiptar,“-shkruan Hoxha.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *