Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

”Sqimtar dhe ironik”, Rama kujton Kiço Blushin, babain e ish-rivalit të tij

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për vdekjen e shkrimtarit dhe skenaristit të njohur Kiço Blushi, që njëherësh është dhe babai i ish-kundërshtarit të tij, Ben Blushit.

Rama shkruan se Kicco Blushi ishte sqimtar dhe ironik, dhe do të mbetet gjatë në kujtesën e tij dhe të shqiptarëve.

“Kiço Blushi ishte një ndër ata personazhe të jetës artistike, letrare e shoqërore po ashtu, që dinë të qëndrojnë drejt edhe kur fryjnë erëra të forta përballë, po edhe kur erërat që të çojnë artificialisht përpara të kërrusin sidoqoftë.

Sqimatar dhe ironik, Kiçua do të më kujtohet gjithnjë me atë gjysmëqeshjen e tij kur hapnim një temë dhe thikën e mprehtë të gjykimeve pa gajle, për këdo e gjithkënd. I paharruar qoftë kujtimi yt i dashur mik!”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë që për Blushin ka shprehur mesazh ngushëllimi dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan:

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe publicisti i njohur Kiço Blushi!

Te dashur miq, letrat e vendit humben njerin prej personaliteteve te shquara te tyre, shkrimtarin, publicistin, skenaristin e njohur Kiço Blushi.

Ne veprimtarine e tij krijuese gjate diktatures komuniste ai beri perpjekje serioze per tu shkeputur nga rryma e antivlerave te realizmit socialist.

Kiço Blushi ishte gjithashtu qe ne fillimet e pluralizmit nje personalitet ne jeten politike, i angazhuar ne radhet e te majtes se vendit si deputet i saj ne disa legjislatura por edhe ne detyra te tjera.

Me kete rast shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve dhe te afermve dhe lutem Zotit qe shpirti i tij te gjej paqen e merituar! sb

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.