Vaksina Sputnik V e Rusisë për koronavirus është 95 për qind efektive në bazë të një analize të dytë të të të dhënave të përkohshme klinike, kanë pohuar zhvilluesit e saj.
Sipas mediave të huaja, llogaritjet u bazuan në të dhënat paraprake të marra 42 ditë pas dozës së parë, thanë në një deklaratë ministria ruse e shëndetësisë, qendra shtetërore e kërkimit Gamaleya dhe Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF).
Sidoqoftë, ata nuk treguan numrin e rasteve të përdorura për të bërë llogaritjen, shkruan France24.
Vaksina me dy doza Sputnik V do të kushtojë më pak se 20 dollarë për person në tregjet ndërkombëtare dhe do të jetë falas për qytetarët rusë, sipas një deklarate në llogarinë zyrtare të Sputnik V në Tëitter.
Kreu i fondit sovran të pasurisë së Rusisë, Kirill Dmitriev, tha më herët të martën se vaksina do të kushtonte dukshëm më ulët se e rivalëve të tjerë me nivele të ngjashme të efikasiteti.
Dmitriev shtoi se Moska synon të prodhojë më shumë se 1 miliard doza brenda dhe jashtë vendit vitin e ardhshëm.