AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Sputnik lëshon alarmin: Amerikanët përgatisin vrasësit në Shqipëri për të sulmuar Iranin, por do të thyejnë dhëmbët

Në një kohë kur protestat në Iran të nisura kundër korrupsionit dhe kushteve të këqija të jetesës janë kthyer në protesta kundër qeverisë në Iran, ku ka patur dhe të vrarë, Portali Sputnik i Kremlinit, në një shkrim të publikuar sot ka hedhur akuza ndaj amerikanëve dhe Shqipërisë pasi sipas tyre CIA po përgatit vrasës në Shqipëri për të sulmuar dhe luftuar me armë regjimin iranian.

Redaksionalja është në fakt edhe pjesë e një emisioni që ata kanë bërë në Radio Sputnik në gjuhën serbe, e cila dëgjohet si në internet por edhe në valët normale radiofonike.

Në intervistën e dhënë për gazetarët, analisti politik Aleksandar Paviç ka hedhur akuza të forta.

Shtetet e Bashkuara kanë qëllime shumë serioze kur bëhet fjalë për Iranin dhe kujton që President Trump është i lidhur ngushtë me lobin izraelit, i cili ndikoi për ta transferuar ambasadën amerikane në Jeruzalem.  Shtetet e Bashkuara pretendojnë se Irani është një shtet terrorist dhe një eksportues i terrorizmit. Ne e dimë se kjo nuk është e vërtetë, sepse nëse flasim të vërtetën, shteti terrorist numër një është Arabia Saudite.

Në Shqipëri gjatë vitit të kaluar emigroi tërë udhëheqja e organizatës  ‘Mujahedin-e-Khalq’, një nga kundërshtaret kryesorë të regjimit.  Ata janë të zhvendosur nga amerikanët, janë rreth 3,000 njerëz që kanë selinë e tyre dhe një faqe interneti për të monitoruar nga afër situatën në Iran.  Është një organizatë e çuditshme që ka organizuar sulme terroriste kundër autoriteteve iraniane në Iran gjatë dhjetë viteve të fundit”, ka thënë Paviç

Kjo akuzë e Paviç theksohet edhe në artikull. Trump së bashku me Izraelin ka një plan të qartë dhe atë po e aktivizon sot nga Shqipëria. CIA dhe shërbimi seret izraelit po përgatisin ushtarët për t’i dërguar në luftë në Iran që të rrëzojnë regjimin, por do ta kenë të pamundur”, thotë Biblija.

Kujtojmw sw sot kreu i Rojeve Revolucionare të Iranit ka deklaruar humbjen e “kryengritjes” në vend.
Gjeneral Majti Mohammad Ali Jafari bëri njoftimin para masës së njerëzve që morën pjesë në tubimet pro-qeveritare të thirrura për të luftuar trazirat.

Protestat fillimisht ishin bërë kundër korrupsionit, por u kthyen në një ndjenjë më të gjerë anti-qeveritare.

Gjenerali Jafari tha: “Sot mund të themi se ky është fundi i  kryengritjes”.

Ai tha se “gatishmëria e sigurisë dhe vigjilenca e njerëzve” kishin çuar në humbjen e “armiqve”. Ai shtoi: “Në çdo vend kishte një maksimum prej 1,500 vetëve dhe numri i protestueve nuk tejkalonte 15,000 njerëz në mbarë vendin”.

“Armiqtë” janë përpjekur të paraqesin “kërcënime kulturore, ekonomike dhe të sigurisë kundër Iranit islamik”, tha ai.

Komentet e tij i bëri jehonë atyre të udhëheqësit të Lartë Ajatollah Ali Khamenei, i cili gjithashtu fajësoi “armiqtë” e papërcaktuar por që i referoheshin SHBA-së, Izraelit dhe Arabisë Saudite. (B.H/Faxweb)

 

 

 

 

 

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.