Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaSportTe FunditTe Gjitha

Ndahet nga jeta në moshë të re sportisti shqiptar, ishte prekur nga Covid

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid ish-karateisti 38-vjeçar, Flamur Shasha. Lajmin për vde.kjen e Shashës e ka bërë të ditur Federata e Karatesë së Kosovës me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ku i shpreh dhe ngushëllimet familjarëve.

“Me pikëllim te thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit, trajnerit nga klubi i karatesë Ippon Peja Flamur Shasha. I ndjeri ishte nder karateistët me mirë te gjeneratës se tij kosovare, ku ishte shumë i përkushtuar në karate.

Shasha ishte kampon i shumëfishte i Kosovës junior dhe seniorë dhe anëtar Përfaqësueses se Kosovës, ku ai kontriboj shumë në avancimin te karatesë pejane dhe kosovare se bashku me shumë bashkëgarues

Prandaj në emrin tim, te bordit drejtues te FKK-së trajnerëve, gjyqtarëve dhe gjithë komunitetit te karatesë kosovare u shprehu ngushëllimet me te sinqerta familjes Shasha qe do te mbetet çdo herë në kujtese e komunitet te karatesë mbare shqiptare”, shkruhet në njoftimin e FKK-së.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *