“Hiqni rrobat dhe largoni tabutë!” Kjo është motoja e sportistëve të Universitetit Warwick Rowres në Britaninë e Madhe të cilët zhvishen çdo vit për të realizuar një kalendar, të ardhurat e të cilit shkojnë për një shoqatë e cila lufton kundër homofobisë në sport.
Pavarësisht qëllimit të mirë, Instagrami e çaktivizoi adresën e tyre.
Pas këtij veprimi rrjeti me i madh social u denoncua nga sportistët në Twiter dhe në një letër dërguar Times duke marrëm aprovimin e web-it dhe të shumë personazheve VIP.
Pas 24 orësh rrjeti social Instagram është tërhequr duke kërkuar falje. “Kërkojmë falje, ishte një gabim”, thuhet në deklaratën e Instagramit.
(E.T/Faxweb.al)