Është ndarë papritur nga jeta, në moshën 67-vjeçare, ish-kampioni dhe rekordmeni i atletikës shqiptare, Arben Papuli.
Ai ka qenë atlet i klubit sportiv 17 Nëntori, anëtar i ekipit kombëtar, anëtar i Komitetit Drejtues të Federatës së Atletikës.
Një karrierë e shkëlqyer e nisur në moshë të re, për të vijuar protagonist absolut i kërcimeve gjatë periudhës së viteve ’70-’80. Përfaqësues i një brezi të artë, të mrekullueshëm e pasionant atletësh, shumë shpejt trajneri i njohur S. Ramku do të spikaste talentin e Papulit.
Atlet i bukur, fizik i admirueshëm, elegant, bashkë me Mullën, Rulin, Rakipin, Cukën do t’i jepnin një dimension të ri dhe modern atletikës, në veçanti disiplinës së hedhjeve.