Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka treguar mesazhin që i ka ardhur nga qytetarët në Korcë pasi janë infektuar me koronavirus. Në bashkëbisedimin me gazetarët, tregon se të infektuarit kanë 2 javë që janë infektuar dhe të vetmit që kanë takuar janë efektivët që nuk i lejojnë të dalin nga shtëpia.
“Qytetarët nga Korça kanë 2 javë të regjistruar si të infektuar me COVID dhe marrin rezultatet e testimit pas 8 ditësh. Po ju lexoj një mesazh, para dy ditëve më ka ardhur pas konferencës bashkë”, tha Basha ndërsa lexoi mesazhin:
“Z/kryetar unë që po ju shkruaj jam (emri i plotë), kemi dy javë pozitivë. Jemi të regjistruar në Spitalin Infektiv të Korçës. Rezultatin e morëm pas 8 ditësh. Na erdhi Policia që mos na linte të dilnim jashtë. Dje duhet të kishim bërë tamponin tjetër, na thanë nuk tampona, madje ka mundësi mos bëhet fare tamponi i dytë. Mjekët janë të mrekullueshëm, por spitalet janë si kazerma ushtrie. S’ka kushte”.