AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aksidentit me 1 të vdekur/ Spitali në Prrenjas nuk kishte energji elektrike

Një aksident ka ndodhur në Pishkash të Librazhdit ku për pasojë ka ndërruar jetë një person për të cilin Faxweb.al mëson se është një punonjës i Policisë Bashkiake, Ardian Vreto 45-vjeç, vëllai i kreut të PD-së në Librazhd.

3 persona e tjerë të aksidentuar janë F. S. 58 vjeç, A. S 71 vjeç dhe V.J 54 vjeç dhe janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranës, pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Faxweb.al ka mësuar detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Librazhd. Megjithëse policia raportoi se Vreto ka ndërruar jetë në spital, gazetarja e Fax News raporton se 41-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe këtë ia ka konfirmuar zjarrfikësi që ka nxjerrë trupin e pajetë.

Ndërkaq tre të plagosurit e tjerë janë dërguar në gjendje të rëndë fillmisht në spitalin e Prrenjasit, por në spital nuk ka pasur energji elektrike, pasi në nënstacionin e Prrenjasit po bëheshin punime për të lidhur HEC-in e Hotolishtit.

Megjithëse nuk ka patur energji në Përrenjas, ato kanë marrë ndihmën e parë në spital, por me pas tre të aksidentuarit janë hipur sërish në autoambulancës për t’u nisur në spialin Librazhd.

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë,  në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë  drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *