Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka pritur në takim në zyrën e saj ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Yuri Kim.
” Raportet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, partneriteti solid si aleatë të NATO-s, mbështetja e çmueshme që SHBA ofroi e vijon të ofrojë në ngritjen superstrukturave të #DrejtësisësëRe, të cilat sollën në zinxhir efekte pozitive në aplikimin e Ligjit Special ‘Anti-KÇK’, si dhe rruga jonë përvijuese drejt integrimit në familjen evropiane, ishin piketat që vijëzuan takimin e këndshëm me Ambasadoren Kim.”, shkruan ministrja Spiropali në Facebook.