Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Spikerja i dha besën kandidates se do ishte fituese”, Endira Bushati sulmon Alketa Vejsiun: Asnjë reagim nga RTSH!

Ish-kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Endira Bushati ka sulmuar ashpër spikeren Alketa Vejsiu lidhur me Festivalin e Këngës. Në “Facebook”, Bushati ka akuzuar moderatoren se i ka dhënë fjalën një prej këngëtareve se do të ishte fituese.

Sipas saj, RTSH duhet të reagojë për këtë deklaratë dhe qëndrim të Alketa Vejsiut sepse prona publike po trajtohet si pronë private.

“Në çmendi, askush s’mban përgjegjësi…. Ka kohë që këtu, “publikja” trajtohet si “pronë private”…..dhe tashmë asgjë s’na çudit…. Por….që “publikja” të shpallej publikisht, e zezë mbi të bardhë si “pronë private”…..këtë vetëm sot e pashë! “Ti erdhe në këtë festival, sepse ti besove në vizionin tim”. – thotë….Spikerja e Festivalit të RTSH…. Paguajnë taksë shqiptarët për RTSH-në…..që të organizohet dhe një Festival luksoz….

Dhe na del që spikerja i paska dhënë besën një kandidateje se do të ishte fituese, meqë iu përqafokan vizionet…dhe s’qenka dakord as me jurinë….. Paguajnë shqiptarët që “Festivali i Tyre” të jetë pronë private e dikujt, që në vetvete është e punësuar nga RTSH dhe paguhet me paratë tona…. “Më fal që nuk e mbajta fjalën” – i thotë spikerja kandidates….pa iu dridhur qerpiku….

Dhe nga RTSH asnjë reagim! Në vend që të kishte një distancim nga ky qëndrim i spikeres, një kritikë, një shfajësim…. Por…Joo! Kush mbajti përgjegjësi tek ne, që të mbajë Televizioni Ynë Publik!”, ka shkruar Endira Bushati.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *