FlashSportTe FunditTe Gjitha

Spektakël dhe gola, Rusia shkatërron 5-0 Arabinë Saudite në ndeshjen hapëse (VIDEO)

Rusia e ka nisur më së miri kampionatin botëror, me një lojë të qartë dhe dominuese ata kanë arritur të fitojnë pastër me rezultatin 5-0 kundër Arabisë Saudite e cila nuk arriti të tregojë asgjë në ndeshjen e parë.

Nga ana tjetër rusët kanë zhbllokuar takimin pas golit të parë që u shënuar nga Yuri Gazinskiy, në minutën e 12-të, ndërsa për 2-0 realizoi ish anësori i Real Madridit, Denis Cheryshev, që hyri në lojë në minutën e 24’, në vend të lënduarit, Alan Dzagoev në minutën e 43’.

Por rusët nuk janë mjaftuar me kaq dhe me një Arabi të dobët përballë kanë arritur të trefishojnë rezultatin në minutën e Artem Dzyuba në minutën e 71, ndërsa në fund të takimit rusët kanë shënuar dhe dy herë të tjera, golin e katërt e shënoi Denis Cheryshev dhe të pestin Aleksandr Golovin.

Rusia tani është lider i Grupit A me 3 pikë, ndërsa nesër nga ora 14:00 zhvillohet sfida tjetër e këtij grupi mes Egjiptit dhe Uruguait.

(B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *