Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

”Speciet që nuk i shqiten pushtetit…”, gazetari i ‘përvishet’ Mustafës: Isë, eja në Tiranë, gjej një vend pranë Baba Takut!

Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga zgjedhjet në Kosovë, krijimi i qeverisë së re duket gjithnjë dhe më i largët, ndërsa mundësia që vendi të shkojë në zgjedhje është shumë pranë.

LDK dhe Vetëvendosje nuk po arrijnë dot që të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit, për shkak të një dëshire të pafshehur nga ana e Isa Mustafës për të marrë postin e presidentit, pavarësisht moshës të thyer dhe sëmundjes që i pengon lirinë e lëvizjes.

Lidhur me këtë situatë në Kosovë ka reaguar dhe gazetari Mentor Kikia, i cili shprehet se Mustafa u fsheh pas fustanit të Vjosa Osmanit, dhe po tregon dhe njëherë tjetër se politika në shtetin e dytë të shqiptarëve, është po njësoj si në atë ëmë.

Postimi i plotë i Kikisë;

Speciet që nuk i shqiten pushtetit…

E mbani mend kur Kosova hyri në zgjedhje? LDK, e drejtuar nga Isa Mustafa, vuri përpara një grua të re, Vjosa Osmanin, si imazhin e ri politik. Ne këtu në Shqipëri u bëmë xhelozë, duke thënë: Sa mire, edhe në Kosovë politikanët bëjnë rrotacion natyral. Gjeneratat ia lënë vendin njëra-tjetrës. Burrat e Kosovës i hapën rrugën një gruaje.

Por, pas fustanit të Vjosës fshihej sërish njëri nga ata burra që nuk i shqiten pushtetit, njësoj si ca syresh këtu ndër ne, që do të vdesin në karrigen e deputetit apo kryetarit të partisë.

Isa Mustafa e përdori Vjosën sa për imazh dhe tani po mban peng krijimin e institucioneve pasi kërkon të bëhet vetë president. 70 vjeç dhe një nga ata politikanë që e ka qenë në qeverisje që në kohën e Jugosllavisë, ai nuk dorëzohet.

Si një kërcu që nuk liron rrugë, ai tashmë po punon fort për ta larguar edhe Albin Kurtin nga rruga drejt kryeministrisë.

Isë, eja në Tiranë, ka vend edhe për ty. Gjej një karrige afër baba Takut, dhe ndani kujtime të vjetra. Ose shko në Akademinë e Gjinushit, bëj sikur bën ndonjë studim. Lëri të rinjtë të bëjnë ndonjë punë se dinë dhe kanë parë më shumë se ti, edhe pse kanë rrojtur më pak se ti.

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *