Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Spartak Braho jepte dënime dhe kundër ligjeve të kohës” Agron Tufa publikon dokumentin: Meqë vinte nga ‘shtëpi lufte’ partia mbylli njërin sy

Ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, ka publikuar një dokument, sipas të cilit, deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka dhënë dënime kundër ligjeve të kohës në Gjykatën e Rrethit Durrës.

Sipas dokumentit të publikuar, me përfundimin e Fakultetit Juridik, në vitin 1981 Braho u emërua gjyqtar, e më pas kryetar i kolegjit ushtarak dhe detyrën e mbajti deri në vitin 1987, kur u bë i njohur për një skandal të paparë, dënimin në mungesë të një shtetasi, të cilin e internoi.

Me iniciativën e tij, shkruan Tufa, Braho shkoi në Degën e Punëve të Brendshme Durrës dhe në dhomat e hetuesve bëri komunikimin formal me të pandehurin.

“Për të qenë në rregull, përpilojnë një procedurë të falsifikuar sikur ishte zhvilluar gjyq.”

“Pasi i dënuari B.H. u ankua, Gjykata e Lartë nisi një hetim administrativ ndaj Spartak Brahos dhe sekretares Tatjana Doko. Kryesia e Gjykatës së Lartë, që ishte edhe organi epror për sistemin gjyqësor në vend, i thirri të dy shkelësit për t’i kërkuar llogari për “shkelje të rënda procedurale në një çështje penale”.

Tufa shkruan më tej se gjyqtari Braho dhe sekretarja e tij ishin përgjegjës për dy vepra penale: shpërdorim i pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh. Por meqë Braho vinte nga “shtëpi lufte”, shton ai, partia e mbylli njërin sy dhe nuk e dërgoi në dhomat e hetuesve.

Siç duket edhe në dokumentin e publikuar, gjykatave iu dërgua qarkorja nr.240, datë 24.3.1987, në të cilën i tërhiqej vëmendja që raste të tilla mos të përsëriteshin më. Por, shton Agron Tufa, “partia pati zemër të madhe me birin e saj. U ra dakord që Braho të largohej nga sistemi gjyqësor.”

“Braho gjeti fijen dhe i ra në qafë Ministrit të Tregtisë së Jashtme, shokut Shane Korbeci, i cili e emëroi jurist në një drejtori të rëndësishme të kësaj ministrie. Në mbledhjen e organizatës bazë ku bënte pjesë, shoku Spartak bëri autokritikë që është e nivelit të lartë politik, e cila nuk u administrua vetëm në dosjen e tij si komunist. Në kartë iu shënua një vërejtje.”

Postimi i plotë SPARTAK BRAHO JEPTE DËNIME DHE KUNDËR LIGJEVE TË KOHËS

Para një viti i drejtova një pyetje publike deputetit Spartak Braho, nëse ishte bërë problem ai ndonjëherë për falsifikim dokumentesh dhe si ishte larguar nga detyra e gjyqtarit popullor në Gjykatën e Rrethit Durrës.

Braho vigjilent për nderin e komunistëve nuk dha përgjigje. Gjë që dihej kjo. Këtë anë të errët të jetës së tij, Braho ishte përpjekur gjithnjë ta mbante të panjohur. Kur u bë për herë të parë njeri publik, pra kur u zgjodh deputet i kallashparlamentit të vitit 1997, në manualin e Kuvendit për biografitë e deputetëve, nuk kishte asgjë për pozicionet e punës që kishte mbajtur Braho më parë.

Braho që më “akuzonte” mua se kisha “falsifikuar” ligjin e ISKK-së, vinte për vete nga një përvojë falsifikuese. Në vitin 1974 ai u diplomua gazetar dhe menjëherë filloi punë si punëtor partie në Bashkimin e Rinisë së Punës së Shqipërisë në Rrethin e Durrësit.

Këtë detyrë e mbajti deri në vitin 1978 për të shkuar jurist në Portin e Durrësit. Braho kishte nisur me korrespondencë Fakultetin Juridik në Tiranë për t’u bërë një vishinsk i përkushtuar i partisë për të dënuar armiqtë e klasës.

Partia e emëroi jurist pa mbaruar shkollën se ishte djalë partizani de. Me përfundimin e Fakultetit Juridik, në vitin 1981 Braho u emërua gjyqtar, e më pas kryetar i kolegjit ushtarak. Këtë detyrë Braho e mbajti deri në vitin 1987, kur u bë i njohur për një skandal të paparë, dënimin në mungesë të një shtetasi, të cilin e internoi.

Me iniciativën e tij si një bolshevik i vendosur kundër armiqve të klasës, shkon në Degën e Punëve të Brendshme Durrës dhe në dhomat e hetuesve bën komunikimin formal me të pandehurin. Për të qenë në rregull, përpilojnë një procedurë të falsifikuar sikur ishte zhvilluar gjyq.

Pasi i dënuari B.H. u ankua, Gjykata e Lartë nisi një hetim administrativ ndaj Spartak Brahos dhe sekretares Tatjana Doko. Kryesia e Gjykatës së Lartë, që ishte edhe organi epror për sistemin gjyqësor në vend, i thirri të dy shkelësit për t’i kërkuar llogari për “shkelje të rënda procedurale në një çështje penale”.

Gjyqtari Braho dhe sekretarja e tij ishin përgjegjës për dy vepra penale: shpërdorim i pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh. Por meqë Braho vinte nga “shtëpi lufte”, bazë e luftës “nacionalçlirimtare”, partia e mbylli njërin sy dhe nuk e dërgoi në dhomat e hetuesve.

Gjithë gjykatave iu dërgua qarkorja nr.240, datë 24.3.1987, në të cilën i tërhiqej vëmendja që raste të tilla mos të përsëriteshin më. Njëkohësisht, partia pati zemër të madhe me birin e saj. U ra dakord që Braho të largohej nga sistemi gjyqësor.

Braho gjeti fijen dhe i ra në qafë Ministrit të Tregtisë së Jashtme, shokut Shane Korbeci, i cili e emëroi jurist në një drejtori të rëndësishme të kësaj ministrie. Në mbledhjen e organizatës bazë ku bënte pjesë, shoku Spartak bëri autokritikë që është e nivelit të lartë politik, e cila nuk u administrua vetëm në dosjen e tij si komunist. Në kartë iu shënua një vërejtje.

(Në foto dokumenti dhe Spartak Braho me Nasho Jorgaqin “Dragoi”, në një mastrubim kolektiv me rastin e dekorimit të Brahos nga një shoqatë enveriste).

SPARTAK BRAHO JEPTE DËNIME DHE KUNDËR LIGJEVE TË KOHËS Para një viti i drejtova një pyetje publike deputetit Spartak…

Publiée par Agron Tufa sur Dimanche 18 octobre 2020

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *