Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Spanja rikthen masat e rrepta për COVID-19, fut në karantinë 70 mijë persona

Zyrtarët në rajonin veriperëndimor të Galicisë në Spanjë kanë ri-vendosur kufizime të rrepta në një popullsi prej 70,000 personash, pas shpërthimit të rasteve të reja me Covid-19.

Vetëm ata që udhëtojnë për punë do të lejohen të largohen ose të hyjnë në rrethin bregdetar të A Marina nga mesnata e së Dielës deri të Premten.

Zyrtarët rajonalë të shëndetit njoftuan të Dielën se udhëtimi brenda dhe jashtë A Marina do të kufizohet rreptësisht për pesë ditë – megjithëse njerëzit do të mbeten të lirë të lëvizin përreth zonës.

Takimet do të kufizohen në 10 persona, ndërsa maska për fytyrën do të jetë e detyrueshme jashtë.
Zyrtarët i lidhën shpërthimet lokale me baret në zonë. Kapaciteti në bare dhe restorante do të jetë i kufizuar në 50%.

Masa vjen një ditë pasi rajoni veri-lindor i Katalonjës vendosi një bllokim të ngjashëm lokal. Në shkallë vendi, shpërthimi i pandemsië në Spanjë në thelb është nën kontroll.

Vendi ka regjistruar më shumë se një çerek milione raste dhe të paktën 28,385 vdekje. Por fatkeqësisht rastet e reja ditore këto javët e fundit kanë qenë në rritje.(M.Q/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *