Ky është momenti kur policia spanjolle árreston një shqiptar të shumëkërkuar në Madrid.
Ai dyshohet për trafik kókaine dhe pastrim parash. Sipas medieve spanjolle, ai kërkohej nga Holanda, e cila kishte lëshuar një urdhër- árresti ndaj tij.
Ai është pjesë e një bande shqiptaro-kolumbiane, që dyshohet se bënte trafik dróge nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt Europës.
Në banesën e tij u gjetën rreth 40 mijë dollarë në valuta të ndryshme si dhe bizhuteri dhe të paktën 20 ora të shtrenjta, me vlerë mbi 1 milionë euro. Në banesë u sekuestruan tre kompjutera, gjashtë celularë dhe një dron.