Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Përgjimet pa leje nga policia, SPAK del kundër nismës së Lleshajt: Është antikushtetuese, s’ka referencë ligjore apo model nga BE

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion,(SPAK) është shprehur kundër propozimeve për ndryshimet në ligjin e policisë së shtetit, nen 131, i cili i jep mundësinë policisë që të kryejë përgjime pa miratimin e prokurorisë.

SPAK e cilëson anti-kushtetuese ngritjen e komitetit anti-krim në varësi të ministrit të Brendshëm i cili do të përfshijë edhe prokurorin e përgjithshëm dhe SPAK.
“Përfshirja në këtë komitet e prokurorit të përgjithshëm dhe drejtuesit të prokurorisë së posaçme është në kundërshtim me kushtetutën dhe aktet ligjore në fuqi”.- thuhet në dokument.

Më herët Prokuroria e Përgjithshme e ka kundërshtuar këtë nismë dhe sugjeron mosmiratimin e neneve dhe projektligjeve të saj. Tashmë edhe SPAK është shprehur kundër këtij ndryshimi në ligj.

Ndërkohë në argumentet kundër për ngritjen e Komitetit Antikrim, SPAK thotë po ashtu se për përgjimet ambjentale duhet autorizim nga prokurori, se të dhënat e përgjimeve pa autorizim nga ky i fundit janë të pavlefshme, ndërkohë thuhet që s’ka asnjë shpjegim për ndryshimet në këtë nen aktual.

Gjithashtu argumentohet se nuk ka mekanizëm kontrollues mbi policinë, apo referencë ligjore si dhe model mbështetës nga vendet e BE-së. Prokuroria bën apel që të rishikohet dhe të vlerësohet në tërësi neni 131.

Qëndrimi i plotë// 5. Neni 4 i projektligjit, i cili ndryshon në tërësi nenin 131 “Masat e veçanta” të ligjit nr.108/2014 në fuqi, konstatojmë se riformulimi i nenit 131 të ndryshuar është i paqartë, dhe në relacionin shoqërues të projektligjit, -nuk ka një shpjegim për arsyet e ndryshimeve të nenit 131 në fuqi, -nuk ka një arsyetim/justifikim për uljen e nivelit të garancive mbi respektimin e të drejtave dhe lirive të individëve, -nuk është parashikuar një mekanizëm kontrollues mbi veprimtarinë e policisë në zbatimin e këtyre masave, dhe -nuk ka ndonjë referencë ligjore të ndonjë modeli  apo standarteve europiane në fushën e zbatimit të këtyre masave të veçanta nga policia.

-Për këto arsye, mendojmë dhe sugjerojmë rivlerësimin për rishikimin në tërësi të nenit 131 të ndryshuar me nenin 4 të projektligjit, duke nënvizuar disa mendime/sugjerime për ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë:

5.1 Pika 1 e nenit 131 të ndryshuar konstatojmë se, krahas termit “procedim policor” të propozuar për t’u shtuar me nenin 1 të projektligjit, përfshin dhe termin “veprimtari informative-gjurmuese” e cila nuk është në përqasje me kuptimin e termave të parashikuar në nenit 6 në fuqi të ligjit nr.108/2014, si dhe është hequr urdhërimi ligjor “…kërkon autorizimin nga prokurori për të marrë masat e veçanta…”, ndryshime dhe riformulime që e bëjnë të paqartë pjesën hyrëse të pikës 1 të këtij neni.

  1. i) Për më tepër, në relacionin shoqërues të projektligjit nuk është bërë asnjë sqarim se, -cili është kuptimi i termit “veprimtari informative-gjurmuese”?! -cili është dallimi i tij me termin “veprimtari gjurmuese” që parashikon pika 28 e nenit 6 të fuqi!, dhe -cilat janë arsyet e heqjes së kërkesës për t’u autorizuar nga prokurori marrja e masave të veçanta?!, mungesa e të cilave ka krijuar paqartësi që çmojmë se janë të nevojshme pët t’u sqaruar në kuadrin e transparencës në procedurën e hartimit dhe diskutimit të këtij projektligji, veçanërisht për ndjeshmërinë publike që kanë “masat e veçanta” në kompetencë të policisë së shtetit që parashikon ky nen i projektligjit.

-Për arsyet mësipër, sugjerojmë vlerësimin dhe rishikimin e formulimit të pikës 1 të nenit 131 “Masat e veçanta”, i ndryshuar me nenin 4 të projektligjit.

  1. ii) Në vijim të komenteve dhe sugjerimeve për mosmiratimin e nenit 1 të projektligjit që shton pikën 29/1 me kuptim të mbivendosur të termit[1] “procedim policor” ku është përfshirë dhe “veprimtaria hetimore në kuadrin e hetimit penal”, çmojmë se pika 1 dhe pika 3 e nenit 131 të riformuluar, evidenton qëllimin e heshtur të përfshirjes së “procedimit policor” për përdorimin e masave të veçanta në afatet e parashikuara në nenin 131 edhe në veprimtarinë hetimore në kuadrin e procedimit/hetimit penal, që përbëjnë shkelje flagrante të Kodit të Procedurës Penale në dispozitat e referuara në pikën 2 mësipër, me pasoja pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë[2]  e akteve të përftuara prej tyre.

-Për arsyet më sipër, krahas sugjerimit më sipër për vlerësimin dhe rishikimin e formulimit të pikës 1 të nenit 131, sugjerojmë që të hiqet togfjalëshi “ose të një procedimi policor”- nëse ky termë i pikës 29/1 të shtuar me nenin 1 nuk riformulohet sipas sugjerimit në pikën 2 më sipër -, si dhe pas fjalës “…autorëve…” të shtohet fjala “…të dyshuar…”.

5.2 Në pikën 1 të nenit 131 të ndryshuar me nenin 4 të projektligjit, konstatojmë se krahas parashikimeve në dy paragrafin “a” të nenit 131 të riformuluar, siç është: “a) Përgjimin ambjental të bisedave të personave në ambjente publike, si dhe në mjete të transportit publik”, përfshihet dhe paragrafi “b” i riformuluar/plotësuar që parashikon, “b) Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes”, të cilat në përmbajtje janë huazuar nga neni 221 pika 2 e K.Pr.Penale, i cili kufizon përdorimin e tyre për vepra të kryera me dashje që parashikojnë dënim me burgim jo më pak në maksimum se tre vjet, është shtuar dhe shkronja “ç) Mbikëqyrja e fshehtë e personave të dyshuar për kryerjen e veprave kriminale”, forme e paqartë mbikëqyrje ndaj një personi të dyshuar, që vlerësojmë se në vartësi të nivelit të dyshimit mund të kryhet në përputhje me parashikimet e neneve 221 pika 2 dhe 222 pika 8 e K.Pr.Penale në kuadrin e procedimit penal për vlefshmërinë si provë që kanë rezultatet e përftuara nga kryerja e tyre.

5.3 Pika 2 e nenit 131 që ka ndryshuar/riformuluar nenin 131 “Masat e veçanta” në fuqi, që autorizon titullarët e strukturave të policisë në nivel drejtorie, qëndrore e vendore për të vendosur përdorimin e masave të veçanta të parashikuara në shkronjat “a”, “b” e “ç”, pa u normuar mbikëqyrja nga një institucion/subjekt kushtetues i pavarur, për të garantuar parimin e ligjshmërisë dhe respektimin e të drejtave dhe liritë themelore të njeriut në këtë proces, bie ndesh me parimet kushtetuese dhe ato të parashikuara në nenin 5, “Parimet e veprimtarisë” të ligjit 108/2014 në fuqi.

-Për këto arsye, pikat 2 e nenit 131 të ndryshuar me nenin 4 të projektligjit, vlerësojmë të rivlerësohet dhe riformulohet duke parashikuar një mekanizëm kontrollues mbi veprimtarinë e policisë në zbatimin e këtyre masave të veçanta, me sugjerimin për të parashikuar se autorizimi për përdorimin e masave të veçanta të miratohet nga prokurori mbi kërkesën e titullarit të strukturës policore përkatëse, nisur dhe nga fakti se ndryshimet në ligji nr.9157/2003 “Për përgjimet parandaluese” kanë rritur nivelin e kontrollit të veprimtarisë në zbatimin e tij tek drejtuesi i Gjykatës së Posaçme të Apelit.

5.4 Në pikën 3 të 131 të ndryshuar të nenit 4 të projektligjit mendojmë dhe sugjerojmë të bëhen ndryshimet si më poshtë:

-Në pikën 3 të nenit 131, afati i përdorimit të masave të veçanta sugjerojmë se duhet të parashikohet vetëm për shkronjat “a”,”b” dhe “ç” të pikës 1 të këtij neni, duke hequr afatet për përdorimin e masës së veçantë që parashikon shkronja “c” të cilët janë të përcaktuara në nenin 14 “Kohëzgjatja e vendimit të përgjimit“ të ligjit nr.9157/2003 “Për përgjimet parandaluese” i ndryshuar me ligjin 69/2017.

-Në pikën 3, gjithashtu, për arsyet e parashikuara në pikën 2 dhe nënparagrafin “ii)” të pikës “5.1” më sipër sugjerojmë të hiqet togfjalëshi “ose gjatë procedimit policor”, nëse ky term i pikës 29/1 të shtuar me nenin 1 të projektligjit nuk riformulohet sipas sugjerimit në pikën 2 më sipër.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *